Kuvend, përplasje për aksionin në Luboten (Video)

Shpërndaje

Disa ditë pas aksionit policor në Lubeten, deputeti i BDI-së Ejup Alimi edhe pse është pjesë e pushtetit, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pse policia ka terrorizuar familjet shqiptare Lubetenit, por nuk e ka parandaluar krimin me duhan para se të kalojë nëpër kufi.I gjithë ai prodhim joligjor që ka ardhur deri në fshatin lubeten, mos erdh nga të rreshurat e fundit, mos erdh me ndonjë aeroplan special apo ka pasur rrugëtimin e vet. Ku janë institucionet që nuk kanë ndërmarrë për këtë veprimtari? Nga kufiri jugor nga Gjevgjelia deri në fshatin Lubeten ka më shumë se 150 km udhëtim. Nga Kufiri me Serbinë ka më shumë se 50 km”-tha Ejup Alimi, deputet i BDI-së.

Por kundërpërgjigjja e ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit ishte se aksioni nuk është bërë për të gjithë banorët e fshatit por për disa individë. Ai akuzoi deputetin Alimi se keqpërdor rastin për qëllime të tjera. Shumë është keq kur keni qëndrim se duhet të ndiqet krimi dhe korrupsioni ndërsa atë qëndrim tani doni ta keqpërdorni për qëllime tjera. Pse e them këtë. Apsolutisht nuk janë cak i çfarëdo lloj aksioni qytetarët e Lubotenit ose ndonjë vendbanim tjetër. Në atë moment bëhej bastisje në disa lokacione, në 13, në Lubeten, Haraçinë, Hasanbeg dhe Vizbeg. Ka aksion të drejtuar ndaj personave konkret që merren me aktivitete jolegale”-pohoi Oliver Spasovski, MPB.

Megjithatë, deputeti Alimi, ka kërkuar llogari pse edhe në vendbanimet tjera nuk ka pasur forca dhe autoblinda speciale. Ndërsa shtoi se MPB ka pasur mundësi që këtë aksion ta zhvillojë vetëm me automjete të policisë dhe jo me makineri ushtarake. Aksioni në Luboten ka nxitur reagime të shumta nga banorët ndërsa policia ka sekuestruar 16 ton duhan dhe makineritë e përpunimit të tij. Katër ndërmarrje dhe katër persona fizik dyshohen për veprat krim financiar, mashtrim doganor dhe keqpërdorim të detyrë zyrtare./alsat/