‘Moibilizohet BDI-ja’, i ka kapur panika nga protesta e thirurr nga El Cheka!

Shpërndaje

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë, z. Ali Ahmeti, ka thirrur takim pune me kryesinë e ngushtë, përgjegjëse për zbatimin e zgjedhjeve më parti, koordinatorët e emëruar për secilën nga degët e e BDIsē në nivel republikan si dhe kryetarët aktual të degëve.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi mbi rregulloren dhe udhëzimi për mbajtjen e zgjedhjeve në çdo këshill vendor dhe në çdo degë të BDIsë.

Kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor dhe ndërtimin e BDIsë për dy dekadat para nesh si subjekti më i madh i shqiptarëve në vend, përfaqësues i shqiptarëve dhe partner i komunitetit ndërkombëtar.

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka prirë me sukses të gjitha proceseve kyçe të këtij vendi në dy dekadat e kaluara.

BDI ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake që do të rrumbullakësohen me mbajtjen e kongresit zgjedhor të BDI.

Për çka është mobilizuar BDI-ja një ditë para protestës të thirurr nga El Cheka?!

Ditët në vazhdim do të tregojnë p⌂r çka është ‘mobilizuar’, partia në pushtet gati 20 vite.