Zaevi takon “mbretin e kan*abisit”, Big Majk!? (Foto)

Shpërndaje

Duke u thirrur në një postim në instagram, disa media raportuan se kryeministri Zoran Zaev ka takuar në Qeveri njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj të kan*abisit në botë Big Majk, shkruan Alsat.

Nuk jepen më shumë detaje se kur është realizuar ky takim ndërsa vet Big Majk ka shkruar në profilin e tij se Maqedonia do të shndërrohet në një ndër superfuqitë botërore të kan*abisit.

Nga Qeveria ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të mediave nëse është realizuar takimi thanë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministri Zaev në nivel ditor realizojnë numër të madh të takimeve të punës për temat ekonomike. Nuk ka standard ose praktikë për publikimin e të gjitha takimeve të punës në Qeveri.

FOTO
FOTO