Momenti kur Bill Clinton njofton fillimin e bombardimeve ndaj forcave serbe (VIDEO)

Shpërndaje

Si dje, 20 vite më parë, SHBA së bashku me aleatët e NATO’s do të nisnin ndërhyrjen ushtarake kundër Serbisë përmes sulmeve ajrore, duke i sjellë Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

Pas refuzimit të ‘kasapit’ të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç për të vendosur paqen, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dha urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese.

Sulmet ajrore vazhduan deri me 9 qershor, ku edhe u arrit marrëveshja e Kumanovës.Pjesë nga fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton natën kur filluan sulmet ajrore.