Plaku me plis e përqafon fort Bill Clintonin (Video)

Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ngjalli edhe njëherë emocionin e para njëzet vjetëve në Kosovë.

Ai bashkë me ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, sot erdhi në vizitë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Dy amerikanët i pritën zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Por me përqafime të ngrohta Clintonin e pritën qytetarët e Kosovës në vizitën historike të tij.

Sekretari i shtypit të Bill Clinton, Angel Ureña, ka ndarë një video emocionuese të takimit të tij me një plak shqiptar që e përqafoi fort.