Shehu: Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe shumë më Misterioz se sa Trekëndëshi i Bermudeve

Shpërndaje

Ekziston një Trekëndësh Pushtetesh i cili është shumë i Errët, Konfuz dhe shumë më Misterioz se sa Trekëndëshi i Bermudeve, drejtuesve të të cilëve po i’u perëndon Dielli. Fundi i Perandorive Kriminale të tyre, do të thotë ” ÇLIRIM I ATDHEUT”. Ne, Luftëtarët e UÇK-së ,të cilët luftuam në Lagjen e Trimave në Kumanove me 9-10 Maj, ishim të vetmit Trima që ngritëm Zërin dhe Pushkën për ta çliruar popullin nga skllavëria e këtyre Pushteteve Banditeske, të cilat janë në shërbim të armiqëve tanë shekullor. ATA të cilët sabotuan Iniciativen tonë Kombëtare ,që për qëllim kishte Bashkimin e Trojeve të Aneksuar Shqiptare,do të përfundojnë si Dyftyrsha Tradhëtar! Un dua te ju them se: Është nisur një URAGAN drejtë Kokave të këtij Trekëndëshi Pushtetesh,i cili do të shemb Piramidat e tyre Kriminale dhe do të fundos Pashalleqet tyre të pista! Së shpejti do të ketë Tërmete të fuqishme Politike në Shkup ,Tiranë dhe Prishtinë ! Ju Pseudolider që penguat Iniciativen tonë të Shëndoshë Kombëtare,do të keni fundin e shëmtuar. Juve jeni Plehu i Kombit, Juve jeni faqja më e ndyrë i Historisë, Juve jeni ata të cilët keni penguar Bashkimin e Shqipërisë! Do të pendoheni ,sepse nuk do të keni vend në Tokat e Shqipërisë! Amaneti i Bashkëluftëtarëve tanë do të jetësohet,sepse është dëshira e të lumit Zot. Lavdi Luftës dhe Heroizmit të Heronjve të Atdheut; Mirsadit & Begut, Xhaferit, Turgajt, Arbenit, Fatlumit, Samidit, Valonit, Nysretit, Hysenit. Zoti e Bekoftë UÇK-në, Zoti e bekoftë SHQIPËRINË, Zoti i Bekoftë SHBA-të Demë Shehu