Skamja po mbyt familjen Aliji nga Tetova, tre fëmijë të posalindur (Video)

Shpërndaje

Kjo është Shemsia. Brengat e saja janë të panumërta. Kur fletë për të kaluarën, ajo nuk mund t’i mbaj lotët. Tre fëmijët e Shemsijes ndërruan jetë sapo kishin lindur.

Ajo thotë se për shkak të vitaminave që mungonin në ushqime gjatë shtatzënisë, fëmijët e saj lindën parakohe. Ajo tani ka një vajzë 11 vjeçare. Skamja dhe varfëria në këtë familje nuk u zgjidh asnjëherë. Halli më i madh që kanë është qiraja e banesës, të cilën tashmë 11 vite e paguajnë me shumë vështirësi.

“Kur lindi vajza dolëm me qira, isha shumë keq, nuk kisha vend ku të flejë. Dhoma ishte shumë e vogël dolëm me qira, tani 11 vjet. (02 41) Për ushqim me zor, kemi nga pak, mundohemi. Parat që mbesin prej qirasë. Edhe ato qe mbesin prej qirasë mundohemi rrymën ta paguajmë, ujin, qiradhenesi kërkon që t’i paguajmë me rregull”, thotë Shemsie Aliji.

Duart e kryefamiljarit flasin shumë. Vehapi gjithë jetën u munda të siguron një shtëpi për gruan dhe vajzën, por me punën fizike që bënë, nuk mund të siguroj as ushqimin, pasi paratë harxhohen për qiranë dhe faturat tjera.

“Rënd e kam çdo ditë kur zgjohem në mëngjes të shkoj në punë dhe tu lë ndonjë denarë familjes për bukë. Po banesa duhet të paguhet, pastaj rryma . Unë e di se si i mbledh të hollat e banesës që të mund t’i ndaj për ta paguar banesën”, deklaroi Vehap Aliji.

Ata nuk marrin ndihmë sociale. Qiraja u kushton 180 euro. Kjo familje nga Tetova apelon për ndihmë deri te të gjithë ata që kanë mundësi. Kush sa mundet dhe në çfarëdo lloj mënyre./tv21/