SKANDALOZE/ Dy shqiptarët e koalicionit ‘kacafyten’ për rastin e aksionit policor në Luboten (FOTO)

Shpërndaje

Anëtari i LSDM-së, Hadi Osmani i ka replikuar deputetit të BDI-së, Artan Grubi lidhur me aksionin policor në Luboten të Shkupit për konfiskimin e duhanit të banorëve.
“Artan me kesi lloj kerkesa mund te paraqitesh vetem nese jep dorëheqje nga posti i deputetit tnje partie ne pushtet. Deri sa je i perkedhelur i gjitha pushteteve nuk te ka hije te manipulosh ne kete menyr me banoret e Lubotenit. Mos harro se kur ishe ti ne koalicion me Gruevskin dhe Jankullovsken shqiptaret vriteshin ne aksione policore. Un do bisedoj me kompetentet dhe te siguroj se nese ka pasur tejkalim te kompetencave do te kete edhe pergjegjesi. Ti nuk ke te drejte te reagosh. Sa me shum te heshtish ti, aq ma mir per banoret e Lubotenit.”, ka shkruar Osmani. Ky reagim vjen pasi që deputeti Grubi kritikoi veprimin e tillë të policisë financiare që drejtohet nga Arafat Muaremi, kuadër i LSDM-së.