Superkupa e Evropës , Liverpool – Chelsea: Data dhe vendi ku luhet ndeshja

Shpërndaje

Dy gjigantët anglez, Liverpool dhe Chelsea do të vihen përballë në ndeshjen për Superkupën e Evropës.

Fituesit e Ligës së Kampionëve, Liverpool, dhe ata të Ligës së Evropës, duhet të ndajnë Superkupën e Evropës, në një ndeshje që do të luhet më 14 gusht të këtij viti.

Gjigantët anglez do të zbresin në Stamboll për të dhënë spektaklin e kësaj ndeshje.

‘The Reds’ numërojnë tri Superkupa të Evropës, krahas ‘Bluve të Londrës’ që kanë vetëm një të tillë.

Liverpool kanë triumfuar në vitet 1977, 2001 dhe 2005, kurse Chelsea në vitin 1998.