Tabelat në shqip nëpër institucione ende me gabime

Shpërndaje

Edhe një javë pas publikimit në Alsat dhe premtimit për korrigjimin e tyre, tabelat, njëra në hyrje të Shkupit nga Kumanova dhe tjetra tek Brigade e Zjarrfikësve, vazhdojnë të qëndrojnë me gabime dhe pa gjuhën shqipe. Tek e para mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa tek e dyta, e vendosur rreth 15 vjet më parë, edhe pse emri i institucionit ishte shkruar edhe në gjuhën shqipe, kishte gabime të shumta. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski tha se përgjegjësinë për të ndryshuar tabelën në godinën e brigadës e ka Qyteti i Shkupit, ndërsa tha se do të vendoset edhe një e re në hyrje të këtij objekti.

Atë tabelë është vendosur nga Qyteti i Shkupit, sepse ata i përgatisin tabelat. Ajo është e vendosur para 15 vjetësh. Do të bëhet përpjekje që e njëjta të ndryshohet. Ndërsa do të vendoset një tabelë e re edhe në hyrje të Brigadës. Ku do të jetë tabelë zyrtarë për institucionin dhe e cila do të jetë në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Projekti duhet të përfundojë brenda 10 deri 15 ditësh”-tha Vladimir Simonovski- komandant i Brigadës së zjarrfikësve.

Mirëpo, se këto tabela do të korrigjohen së shpejti në fillim të javës e tha edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke theksuar se ky institucion kujdeset për respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Por, si duket për kryetarin e Shkupit, “një javë” nuk përbën “së shpejti”.
Zbatimi i saktë i gjuhës shqipe ka rëndësi thelbësore në respektimin e saj. Korrigjimi i tabelave po shkon me ritëm shumë të ngadaltë. Rasti më i shpejtë i korrigjimit të një tabele ishte me atë të vendosur në pikën kufitare Tabanovc, për të cilën drejtori i doganave u kujdes që e njëjta të ndryshohet brenda ditës./alsat/