Tayna takohet me Granit Xhakën, ushtrojnë bashkë në palestër

Shpërndaje

Ka disa ditë që Granit Xhaka po qëndron në Kosovë.Tre ditë më parë u zhvillua ndeshja “Loja e yjeve”, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishin mbledhur futbollistë, këngëtarë e njerëz të fushave të ndryshme për të luajtur, shkruan GazetaBlic.Xhaka ishte kapiten i njërit ekip, ndërsa ekipi tjetër drejtohej nga Milot Rashica. Ndryshe nga Miloti i cili ka udhëtuar drejt Maldives, Xhaka po vazhdon qëndrimin në Prishtinë.

Ylli i Arsenalit është parë në një nga palestrat e Prishtinës, ku dhe ka pozuar përkrah Taynas, bashkë me trajnerin e fitnesit Gen Zeqiraj.Është vet trajneri ai që ka publikuar fotografi me dy figurat e njohura, ku dhe ka shkruar:“Duke ushtruar me dy më të mirë”.