Të hënën fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme

Shpërndaje

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit të hënën dhe të martën, gjegjësisht më 17 dhe 18 qershor do të filloj afati i parë i regjistrimit për vitin shkollor 2019-2020.

Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor. Paraqitja e dytë për regjistrimin e nxënësve do të mbahet më 24 dhe 25 qershor, ndërsa i treti më 1 korrik.

Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë paraparë 35.690 vende, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe.

Në gjimnaz janë parashikuar 10.713 vende të lira. Për arsim profesional në kohëzgjatje prej katër viteve janë siguruar 18.365 vende të lira, për arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare 5490, ndërsa për arsim profesional në kohëzgjatje dy vjeçare ka 408 vende.