Bexheti reagon për Ligjin për Regjistrimin e popullsisë, flet për përgjimin ku tetovarët…

Shpërndaje

Akademiku dhe rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti ka komentuar Ligjin për regjistrimin e popullsisë, si dhe një nga përgjimet e lëshuara në fb nga kërçovari i njohur El Cheka, ku ish-zv/kryeministri dhe njëri nga figurat kyçe të BDI-së, Musa Xhaferi merret me emrin e Bexhetit.

Ja shkrimi i plotë i profesor Bexhetit:

Distanca kohore-tregues më i mirë!

Të dashur miq

Zoti i Madhë rregullon jo vetëm fenomenet natyrore por edhe ato shoqërore. Këto ditë koincidencoi propozim Ligji ri i regjistrimit popullatës…me disa përgjime dhe përgojime në lidhje me veprimet e mia të regjistrimit 7 vite me parë!

Nga pozita që jamë, as që më shkon ndërmend të merrem me komentimet e përgjimeve dhe përgojimeve edhe për shkak të ,,higjienës,, elementare në fjalorin tim. Thjesht këtë akt të trishtuar e vë në ekuacion të (ç)mendësisë së një individi pa çka se në një pozitë aqë të lart të përfaqësismit të interesit publik.

Gjitha vështrimet, analizat dhe kritikat, tash e 25 vite i kamë të shkruara dhe publikuara, edhe atë në dy gjuhë ,,lokale,, që të kuptojë edhe ,,kundërshtari,, se nuk bëjë folklorpatriotin e lagjes por shprehë dhe argumentoj opinionet e mia ,,në mejdan,, pse jo edhe shkencor!

Asokohe kur, një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë, u dorëhoqa nga pozita e nënkryetarit të Komisionit shtetror të regjistrimit, i shkrova publikisht arsyet, argumentet dhe vlerësimet se pse mendoja se ky akcion i paramenduar ,,pëplot hile,, do të dështojë!

Pas shumë përpjekjeve, argumenteve, bile edhe ndërprerjeve të aktivitettit të regjistrimit për shkak të disa zgjedhjeve të parakohshme, asokohe, vlerësova se përderisa fondamenti i të drejtave kolektive (kombëtare/etnike) të shqiptarëve bazohen në sistemin politik dhe kushtetues të vendit mbi shifra statistikore, regjistrimi i popullsisë nuk është operacion statistikor dhe teknik, siç vlerësonin shumë ,,ekspert,, maqedonas, por është dhe do mbetet operacion dhe veprim shumë politik, përderisa na Kushtetutë të drejtat specifikohen si të ,,popullit të 20 përqindësisht,,!

Ndoshta asokohe nuk do rrezikoheshte 25,17%-shi i shqiptarëve në nivel shteti por me shumë siguri vlerësoja se do rrezikohet 20,2%-shi i shqiptarëve në nivel të qytetit të Shkupit. Nuk pengon gjuha shqipe asnjë maqedonas në Pollog apo në Karadak por pikërisht (krye)qiteti i Shkupit është problemi! Imagjinoni sa pak hile i duheshte Shkupit ta humb të drejtën e gjuhës shqipe! Dhe jo vetëm kaq!

Këto ditë, fatmirsisht kemi një propozim ligj të ri, që së paku lexohet dhe interpretohet njejt nga të dyja palët (asokohe konfliktuale), si nga shqiptarët poashtu edhe nga maqedonasit. Krahas kësaj, është siguruar edhe mekanizmi (sërrish politik) i mirëbesimit dhe kontrollit me nënshkrimin e lidhur (të kushtëzuar) të drejtorit (maqedonas) dhe zëvendës drejtorit (shqiptar), që aqë shumë e kërkoja 7 vite më parë!

Kësaj rradhe, kështu siç është i koncipuar Ligji, shpresoj dhe besoj se regjistrimi dë jetë i sukseshsëm.

Shkurt dhe shqip, ndjehem i lumtur dhe pse jo krenar, që distanca kohore nuk më demantoi por më vërtetoi. Pa çka se dikush më ofendoi!

Ab.