Vendimi i Presidentit Meta për zgjedhjet, jehonë në mediat e huaja

Shpërndaje

irana ka qenë sërish sot në fokus të mediave ndërkombëtare. Këtë radhë ka qenë vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i dhënë një kthesë tjetër zhvillimeve në Shqipëri e duke u bërë protagonist kryesor i ngjarjeve.

Pikërisht ky vendim është bërë objekt i lajmeve të mediave prestigjioze ndërkombëtare.

“New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” “France 24” kanë shkruar për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ky vendim shkruajnë ato kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

Përmes një deklarate sot pak minuta para nisjes së protestës së opozitë, Kreu i Shtetit bazuar në Kushtetutë rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin.

Por gjithashtu ai deklaroi se më 10 qershor, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

(m.k/BalkanWeb)