“Agimi i Artë” i Greqisë drejtë shuarjes

Shpërndaje

Partia radikale e djathtë “Agimi i Kuq” në Greqi drejt fundit: Ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme.

Ishte një rezultat zhgënjyes elektoral: Me 2,93 përqind të votave ekstremistët e djathtë “Agimi i Artë” në Greqi dështuan në pragun e përfaqësimit parlamentar, që ligji e parashikon me të paktën 3 përqind të votave. Pas zgjedhjeve parlamentare më 7 korrik kësaj partie iu desh t’u verë kapakun ambicieve politike për katër vitet e ardhshme. Por një tjetër grupim i ri i së djathtës, i ashtuquajturi “Zgjidhja greke”, ia doli të përfaqësohet në parlament. Kryetari i partisë Kyriakos Velopoulos konsiderohet si populist i paparashikueshëm, por ai nuk është militant. Me sa duket zgjedhësit e së djathtës kanë vendosur për një zgjidhje më pak radikale dhe kësaj here i kthyen kurrizin “Agimit të Artë”.

Pas zgjedhjeve Nikolaos Mikaloliakos në një fjalim në televizion thotë, se gjoja ka pasur tradhëti nga ish-shokët e tij të idealit. Fillimi i fundit për një trupë të dhunshme të padëshiruar? KA shumë mundësi, thotë politologia Vassiliki Georgiadou, e cila hulumton ekstremizmin e djathtë dhe ka shkruar disa libra për këtë. “Jo vetëm suksesi, por edhe forca organizative e “Agimit të Artë” me sa duket ka rënë”, thotë për Dë Georgiadou. Në vitet e shkuara partia praktikisht ka funksionuar si një milici, duke i mobilizuar njerëzit e saj kryesisht në kryeqytet në epiqendrat e saj. Por nëse suksesi politik mungon, atëherë partia neonaziste nuk është më tërheqëse për përkrahësit e saj, mendon ekspertja. Një tjetër pasojë: “I ashtuquajturi parimi i udhëheqësit duket se nuk funksionion më, kryetari i partisë Mikaloliakos është i diskutueshëm”