Aksidentohet karroca e synetisë në Tetovë, lëndohen dy persona (Foto)

Shpërndaje

Ndeshje e një karroce të ndalur dhe një automobili ka ndodhur sot në Tetovë me ç’rast janë lënduar dy persona, kumtoi SPB Tetovë. Te ndeshja ka ardhur në hyrje të Tetovës te nënrruga para fillimit të bulevardit “Ilirija”. “Automjetin “Pasat” me targa të Tetovës e ka ngasur H.K. i lindur në vitin 1988 nga Shipkovica, ndërsa karrocën me kalë e ka drejtuar personi me inicialet N.H. nga Tetova. Të dy kanë marrë lëndime të lehta, por menjëherë janë dërguar në spitalin e Tetovës për të marrë ndihmë mjekësore. Menjëherë pas ndeshjes ka filluar ekspertiza me qëllim që të konfirmohen detajet e incidentit”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB.