Anketa: Cila parti meriton të jetë në Qeveri”, qyetarët ja si janë përgjigjur?

Shpërndaje

Agjencia e Lajmeve Zhurnal në faqen e saj zyrtare “Facebook”, më 1 korrik ka bërë një anketë ku lexuesit kanë mundur të votojnë në pyetjen se “Cila parti shqiptare meriton të jetë në Qeveri” ku si opsion për votim kishin Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleancën për Shqiptarët.

Nga votimet e bëra deri më 3 korrik, kanë votuar 6100 lexues, ku 66% prej tyre kanë votuar për Aleancën për Shqiptarët dhe 34% për Bashkimin Demokratik për Integrim.

Nga këto rezultate lexuesit dhanë mesazhin e qartë se janë të pakënaqur nga politikat e partisë shqiptare në pushtet dhe për atë kërkojnë ndryshime në përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri.

Në anketë lexuesit përpos votimit edhe i kanë komentuar politikat qeveritare dhe sugjerimet e tyre se si dëshirojnë të jetë qeverisja e ardhshme.

Lexuesit kanë shkruar mbi 330 komente në anketën në fjalë, ku secili prej tyre ka pasur vërejtje ndaj sistemit të drejtësisë, partisë shqiptare në pushtet dhe politikave qeveritare në përgjithësi.