Boki 13 vendoset në dhomat luksoze të bu*rgut hetues të Shutkës “Dhomat e Hagës”

Shpërndaje

Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 i cili së bashku me biznesmenin Zoran MIlevski janë arrestuar mbrëmë në rastin “Reket” ka kaluar të gjitha kontrollet dhe procedurat sot në bu*rgun hetues të Shutkës.

Drejtori i bu*rgut Esad Rahiq thotë se janë ndërmarrë të gjitha procedurat të njëjta sikur te të gjithë të bu*rgosurit e tjerë.

Boki 13 momentalisht është vendosur në dhomat e “Hagës” të cilat shquhen për luksin që e posedojnë Brenda bu*rgut hetues të Shutkës. Pasi janë mbledhur dëshmitë verbale dhe material, Prokuroria mbrëmë ka hapur procedure ku të dyshuarit rëndon akuza për “pranim të shpërblimeve dhe ndikim I kundërligjshëm”, ndërsa i akuzuari i parë Jovanovski, “pastrim parash”.