Çeliku: Mos kurseni asgjë për komb e fe dhe…

Shpërndaje

Shkruan, Profesoresha Gjyla Çeliku

Një jetë kemi dhe ajo është e bukur. Gëzojuni asaj. Çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit që e përjetojmë, është privilegj për ne. Lirojeni shpirtin nga mëria, inati dhe xhelozia. Shkarkojeni mendjen nga mendimet e këqia. Orientimi vetëm në materializëm, është shkatërrues. Pasuria më e madhe është humanizmi, altruizmi dhe dashuria për të afërmin, për tjetrin. Investimi në edukimin e fëmijëve, gjeneratave të reja është bazë për një të ardhme të shëndoshë familjare dhe kombëtare. Në vend të kuvendimeve kokë më kokë në kafene, me njerëz të zbrazët, që merren me ‘plane të mëdha’, dilni bëni sport apo vetëm ecni në natyrë dhe do ta shihni se, së shpejti, do ta krijoni balancën shpirtërore. Mos kurseni asgjë për një jetë sa më cilësore, as mos e rëndoni veten t’u leni sa më shumë pasuri fëmijëve tuaj, por gjithë pasurinë harxhojeni në shkollimin e tyre sa më cilësor dhe do ta kryeni misionin tuaj. Krijoni format tuaja individuale të jetesës dhe mos lejoni t’ua drejtojnë interesat grupore. Nëse nuk mund të bëni mirë, dëm kurrë mos bëni. Jepni kontributin tuaj për të mirën e përgjithshme, mos kurseni asgjë për komb e fe dhe parajsën do ta keni të garantuar…