Gazetari Ademi ngre “alarmin”: Tetova me dy universitete dhe qendër politike e shqiptarëve në Maqedoni po “VDES”

Shpërndaje

Gjithë kjo po ndodh para të gjithëve, por për fat të keq mediat, intelektualët, universitetet dhe një pjesë e partive politike po reagojnë vetëm përmes komunikatave dhe rrjeteve sociale.

Zgjohuni o shqiptar sa nuk është bërë vonë.

Shkruan: Rexhep Ademi

Eksodi masiv po ndjehet kudo!

  1. Gjimnazi i Tetovës këtë vit ka 200 nxënës më pak të regjistruar se vitin e kaluar.
  2. Universiteti i EJL dhe Universiteti i Tetovës kanë numër të përgjysmuar të studentëve. i pari është para mbylljes te disa drejtimeve universitare. Hiç më mirë nuk është UT-ja.
  3. Kudo në Tetovë jepen dyqane me qira. Mbyllet firma të mëdha dhe shume dyqane në qendër të Tetovës që tregon alarmin se nuk ka kush të blenë.
  4. Çarshia e epërme e Tetovës është gati e pa frekuentuar. Dyqanxhinjtë ankohen se nuk ka punë aspak.
  5. Rinia masovikisht ik për në shtetet e Evropës, ku do të merr rrogë dinjitoze, e jo si ne Maqedoni deri ne pension, rrogë 250 euro.
  6. Jozytartarisht flitet se mbi 50.000 të rinj kanë ikur nga Tetova, kjo vërehet kudo në qendër, në mëhalla, kafene dhe kudo tjetër.
  7. Tribunat kur luan Shkëndija e Tetovës ka afro 50-100 simpatizant, shumica nga tifozët kanë ikur dhe punojnë në Evropë.
  8. Një pjesë e rinisë punojnë ne Irak, Afganistan dhe shtetet afrikane për një jetë më të mire.
  9. N je pjese madhe e mjekëve nga Tetova ikin në Gjermani, se nuk mund te durojnë nënçmimin e 400 eurove rrogë mujore.
  10. Një pjesë e administratorëve nga Tetova që punojnë në Shkup, e lënë punën, pasi nuk ju del rroga për bukë (gjevrek dhe jogurt) dhe rrugë.