Humanisti i madh Halil Kastrati dhuron mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Shpërndaje

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, humanisti i madh Halil Kastrati dhuron mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

E Premte speciale !

Jetimat e Ballkanit me investim mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Pas takimeve mes përgjegjësve të shoqatës dhe drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit Prof.Dr.Afrim Avdaj u vendos që Jetimat e Ballkanit të investojnë në renovimin e një hapësire mbi 350 metra katrorë në një nga repartet e spitalit e cila pjesë do të shfrytëzohet si shërbim i veçantë, i pari në nivel të Kosovës, si Spital ditor për pacientët e regjionit të Prizrenit.

Përveç Spitalit ditor shoqata do të investojë edhe në një fontanë në oborrin e spitalit ku do të jetë në shfrytëzim për ujë të pijshëm për pacientë, personel dhe vizitorë.

Këtë investim e kemi parë si ndihmë urgjente që t’u dilet në ndihmë pacientëve në nevojë.

E gjithë kjo falë jush donatorë të nderuar.

Në fotografi do të gjeni detajet tjera.

Më vonë do të bëjmë publike videon e këtij projekti.

Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë!