Krisin armët, “luftë” mes policisë dhe një personi të rrezikshëm

Shpërndaje

Krsima armësh mes policisë dhe personit Zh.Zh kanë shqetësuar mbrëmë pas mesnate banorët e Koçanit në Maqedoninë Veriore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 4 e 10 minuta të mëngjesit. Fillimisht Zh.Zh. (37) në një kazino në Koçan ka sulmuar fizikisht personat me iniciale B.D. dhe Z.Z. pastaj ka kërcënuar përmes telefonit një polic që nuk ka qenë në punë.

Ai ka sulmuar fizikisht edhe disa të punësuar në sigurimin e kazinos, ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia, sapo është paraqitur rasti, shkruan Gazeta Lajm. Ata janë takuar me “kaubojin” Zh.Zh. në rruhën Dimitar Vllahov, e kanë urdhëruar të ndalet dhe si shenjë paralajmërimi kanë shtënë dy plumba në ajër. Mirëpo Zh.Zh. në vend se të ndalet është kundërpërgjigjur poashtu me dy plumba dhe është arratisur. Në këtë incident policia thotë se nuk ka pasur të lënduar./gazetalajm/