Shkurte Gashi publikon këngën e re “Vitet”

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Shkurte Gashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Vitet” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.

Muzika është bërë nga vet Shkurtja, e cila njashtu ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me regjisorin e njohur, Sunaj Saraçi.

Ndër vite, këngëtarja Gashi ka bashkëpunuar me producentë të ndryshëm, teksa kësaj here ka vendosur që t’ia besojë punën producentit të njohur, Nurteel.

Duket se ky bashkëpunim mes dy artistëve ka ecur mirë, përderisa ka arritur në finalizimin e këtij projekti, i cili që në komentet e para duket të jetë pritur mirë nga publiku.

Shkurte Gashi përndryshe është shumë aktive gjatë verës me koncerte të shumta, mbrëmje muzikore e dasma gjithandej trevave shqiptare.