Moderatorja shqiptare: Ça dreqin duan fëmijët tuaj në 11 të natës për të parë Fjolla Morinën?

Shpërndaje

Performanca e Fjolla Morinës në Skenderaj dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta, ku një pjesë e madhe e ka kritikuar atë edhe për veshjen, duke qenë se të pranishëm kishte dhe fëmijë, shkruan GazetaBlic.Për këtë tani ka reaguar edhe moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu e cila në fakt kritikon nënat e atyre fëmijëve që ishin në koncert.“Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju;

Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë.Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”, shkruan moderatorja në mbrojtje të këngëtares”, ka shkruar Fatma.

Ndërsa në një prononcim për GazetaBlic, Fjolla Morina u shpreh se nuk ka qenë hera e parë që vishet kështu në koncerte, dhe se po të ishte Rita Ora apo Nicki Minaj nuk do të bënin kështu, madje dha përgjigje dhe për deputetët që e kritikuan atë, Milaim Zeka dhe Andin Hoti.“Milaim Zeka të merret me punët e tij, duhet ta dijë se jemi yje. Të merret me gjëra më serioze, e jo me yje që nuk preken as nalt në qiell. Po të vinte Rita Ora dhe Nicky Minaj do ju pëlqente të shfaqeshin ashtu. Jam paguar shumë mirë për këtë performancë, dhe ka qenë një nga koncertet më të mira dhe me mijëra njerëz”, tha Fjolla Morina./GazetaBlic