Konferencë për shtyp e eurokomesarit Han dhe kryeministrit Zaev (Video)

Shpërndaje

Sot në Maqedoninë e Veriut për vizitë do të qëndrojë eurokomesari për politikë fqinjësore dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), Johanes Han.

Për momentin është duke i mbajtur konferencë për shtyp Zaev – Han.

Hani do të realizojë sot takime me presidentin Stevo Pendarovski, me liderin e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Temë e takimeve do të jetë realizimi i reformave të rëndësishme për procesin e integrimit të RMV-së në BE.

Meqë vizita vjen një ditë pasi Qeveria e RMV-së e dorëzoi në Kuvend Ligjin për Prokurori Publike me të cilin trasohet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pritet që temë diskutimi i takimeve të jetë edhe miratimi i këtij ligji.