Manasievski: Janeva për më pak se katër vjet ka marrë rreth 150 mijë euro nga paratë e qytetarëve (VIDEO)

Shpërndaje

Katica Janeva për më pak se katër vjet ka marrë rreth 150 mijë euro rrogë nga paratë e qytetarëve. Pjesa më e madhe e qytetarëve në vend asnjëherë në jetë nuk kanë parë aq para, mirëpo edhe këto janë pak për Janevën, pasi që e njëjta është përfshirë në skandale zhvatjeje me funksionarë të LSDM-së, ka theksuar Valentin Manasievski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Katica Janeva është zhdukur. As për 150 mijë euro nuk ndjen përgjegjësi para medieve dhe qytetarëve. Ka hapur pushim mjekësor, ndërsa shkruhet që ka lëshuar Maqedoninë.

Për kthimin e saj sa më të shpejt dhe shërimin e saj, në emrë të qytetarëve, Katica Janevës i dhurojmë një çantë të markës Luis Vito. Nuk është krejtësisht orighjinale si ato që i blen shoku i saj Boki 13 mirëpo gjendet në tregjet e Maqedonisë. Kemi lexuar se shoqëria e saj e ngushtë i adhurojnë këto brende të çantave, e sidomos kur janë të mbushura me miliona euro. Shpresoj se ajo do të shpejtojë që të vijë të pranojë dhuratën.

Kjo çantë nuk peshon shumë dhe në brendësinë e saj nuk ka miliona, mirëpo vetëm letra të pavlerë me fytyra të atyre që flitet se janë të involvuar në zhvatje.

Janeva mban përgjegjësi dhe duhet të përgjigjet. Dorëheqja e saj nuk është zgjidhje e problemit. Janeva mund të përsërisë veprën sërish, të lëshojë vendin apo të ndikojë tek dëshmitarët. Për këtë shkak përgjegjësia duhet të hetohet me procedurë të përshpejtuar, dhe ajo të merr këtë çantë dhe ti dërgojë mikut të saj, ka theksuar Valentin Manasievski nga VMRO –DPMNE.