Meta e quan zëdhënës të Stanishiçit dhe rrogtar të Ramës, Baton Haxhiu ia përgjigjet live

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta ka sul muar përmes zëdhënësit të tij gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur zëdhënës të Stanishiçit. ‘Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën’, ka shkruar zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.

Mirëpo menjëherë Baton Haxhiu ia ka kthyer përgjigjen Metës nga studio e emisionit Opinion. Haxhiu tha se meta ka një meritë për çka ka bërë në vitet 2005-2005, ndërsa për më pas tha se e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrë.

‘Meta e ka një meritë që në vitin 2004-2005 dhe nuk ja fsheh dhe ka ndihmuar shumë me atë që ka bërë. Që nga 2005 krejt ca ka pranë Ilir Meta, dhe cfarë e keshillojnë, më vejn keq po ai nuk meriton të jetë President i Republikës’, u përgjigj Baton Haxhiu.