Polici e kap ”mat”! Qytetari: Po iki te nusja. Përshëndetje për Ramën (Video)

Shpërndaje

Që pas orës 13:00 të së shtunës deri në orën 5:00 të mëngjesit të së hënës, askush nuk do të dalë nga shtëpia. Këtë të dielë në Elbasan u kap një qytetar, i cili sipas Policisë dhe Ushtrisë që e kapi në rrugë, i’u kërkoi që të shkojnë në shtëpi, pasi në të kundërt do të shoqërohen në komisariat për thyerje të urdhrit për vetëkarantinim. Qytetari nga ana e tij thotë se po shkonte që të merrte nusen, e cila shkoi te daja. Gjatë thirrjes që qytetari të shkojë në banesë, efektivi ”thyen akullin” duke bërë edhe një batutë. Përgjigja nga qytetarët nuk mungon, që i dërgojnë një përshëndetje kryeministrit Edi Rama por duke thyer masën e distancimit, pasi në fund përqafohen.

Biseda

Polici: Zotëri do të ikni në shtëpi se përndryshe do u shoqërojmë në polici.

Qytetari: Po shkoj të marr nusen unë, e lashë tek daja.

Polici: Nusen po deshe mbaje po deshe ndaje, se mos është mërzitur nusja, që ka ikur.

Qytetari: Jo re vëlla! Është që qëparë, do të shkoj të marr nusen dhe do të iki në shtëpi.

Polici: Dakord, por po erdhëm dhe u gjetëm do u shoqërojmë në komisariat.

Qytetari: Deri te ura e Bakallit jam unë, do të marr nusen dhe do të vij.

Polici: Nga momenti që ka vendosur orar do të zbatosh rregullin!

Qytetari: Po ta lë nusen unë? Ajo ka frikë! E keni trotuar qëparë, më tha, iku me vrap nusja qëparë.

Polici: Kalofshi mirë.