Mori një telefonat nga persona jo-shqiptarë, zbulohen detaje si u privua nga jeta Festim Lato

Shpërndaje

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë është privuar nga jeta pas një telefonate që mori nga disa jo-shqiptarë.

Atdhe Geci, shpallës i Republikës së Çamërisë, njëherit bashkëpunëtor i Festim Latos, i cili sot është privuar nga jeta në një pritë nga persona ende të panjohur, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rreth vr*asjes së bashkëpuntorit Lato është njoftuar përmes motrës së Festimit, të cilën e kanë njoftuar policia holandeze.

Geci ka treguar se Festimi ishte nisur për t’u takuar me disa persona të cilët e kishin thirrë në telefon duke i premtuar fondacione për të çuar përpara çështjen Çame.

Ai ka thënë se personat nga të cilët ka marrë telefonatën nuk kanë qenë jo-shqiptarë dhe aktualisht dyshimet kryesore dhe të vetme janë se Festim Lato është privuar nga jeta për shkak të çështjes Çame.