Partitë, qëndrime të ndryshme për Ligjin për Prokurorinë

Shpërndaje

LSDM-ja kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojë përgjegjësi politike dhe ta mbështes propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Socialdemokratët vlerësojnë se inkuadrimi i Prokurorisë Speciale në kuadër të krimit të organizuar është kërkesë e opozitës dhe se qëndrimet e opozitës kundër Villma Ruskovskas nuk kanë bazë.

VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski patjetër duhet të tregojnë gatishmëri para qytetarëve dhe shtetit në vendosjen e bazave për drejtësi dhe shtet të së drejtës. Propozimi që Villma Ruskovska të udhëheq më Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, nuk është vendim politik. Ajo për momentin është njeriu i parë në Departamentin për krim të organizuar dhe ishte pikërisht propozimi i VMRO-DPMNE-së që PSP-ja të inkuadrohet në kuadër të krimit të organizuar”. – theksoi Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së

BDI vlerëson se partitë politike nuk kanë të drejtë të negociojnë për emër prokurori.

Ligji nuk i rregullon çështjet personale kadrovike. Këtë e bën Këshilli i Prokurorëve ku duhet edhe ta adresoni pyetjen tuaj. Atë nuk e bën as Kuvendi, as Qeveria dhe as politikanët por Këshilli i Prokurorëve”. – u shpreh Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Lëvizja Besa negociatat mbi Ligjin për Prokurorinë i kushtëzon me zgjedhje të parakohshme, duke kërkuar që me Prokurorinë për krim të organizuar të udhëheq kuadër shqiptar.

Për ne është me rëndësi që të krijohet institucion kredibil i cili do t’i zgjedh problemet dhe jo problemet politike. Derisa Zaev ka propozuar një emër atëherë kjo dëshmon se politika po përzihet në zgjedhjen e prokurorëve. Atëherë neve jemi të gatshëm të kërkojmë prokuror shqiptar pasi asnjë prej tyre nuk është i përfshirë në skandalet që kanë përfshirë vendin viteve të fundit”. – potencoi Arianit Hoxha, Sekretar i Lëvizjes Besa

Aleanca për Shqiptarët pritet që ditëve të vijim të dal me qëndrim konkret ndaj propozimit të Qeverisë. Kërkesat e saj deri më tani kanë qenë që konsensusi mbi fatin e Speciales të arrihet me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, ndërsa në krye të saj të emërohet prokuror nga jashtë. Grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë të përfshihen në proces edhe pse nga java e kaluar heshtin ndaj propozimit të Qeverisë.