Përfshihet nga flakët ndërtesa e Bashkisë në Durrës (Video)

Shpërndaje

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr mbrëmjen e sotme.

Një kabëll i vjetër elektrik në bodrumin e godinës së bashkisë ka plasur duke mbushur me tym të gjitha ambjentet e bodrumit e katit të parë ku ndodhet edhe sektori i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe sektori i gjendjes civile.

Burime nga bashkia thonë se nuk ka dëmtime të dokumentacioneve sipas këtyre burimeve.

Zjarrfikësit kanë bërë ventilim të ambjenteve të bodrumit e katit të parë që janë bllokuar nga tymi.