Reagon Liman Hoti, thotë se është punësuar si shofer i Kurtit, e jo këshilltar

Shpërndaje

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liman Hoti, i është përgjigjur raportimit të Gazeta Blic, se ai është emëruar si këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka publikuar kontratën e punës, ku ai është vendosur si shofer i kryeministrit Kurti, punë të cilën e ka bërë edhe në kohën kur ky i fundit nuk ishte shef i qeverisë.