Haradinaj: Nuk kemi kandidat për kryeministër, për koalicione flasim pas zgjedhjeve

Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka prezantuar disa kandidatë për deputetë.Ai thotë se këta kandidatë po japin kontributin e tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë.

Ai ka treguar se do jetë bartës liste i AAK-së dhe se për koalicione do flasim pas zgjedhjeve.

“Po japin kontributin e tyre për të ndërtuar një Kosovë më të mirë së bashku. Bartës i listës do jem unë. Nuk kemi kandidat për kryeministër. E si do bëhen koalicionet flasim pas zgjedhjeve.”, deklaroi Haradinaj.