Homazhet në Reçak nesër fillojnë në orën 10:00, ftohen qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID

Shpërndaje

Nesër do të bëhet përkujtimi për vik*timat e gjen*ocidit në Reçak. Kryesia e fshatit Reçak, përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar qytetarët, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në homazhe, që të jenë të pajisur me maska.

“Lusim të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në homazhe, të jenë të pajisur me maska dhe të respektohet distanca e paraparë nga Qeveria e Republikës së Kosovës – Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim theksohet se në takimin konsultativ, i thirrur nga kryetari i Komunës lidhur me agjendën kushtuar 15 janarit 1999 “Masakra e Reçakut”, ishin prezentë: kryetari i Komunës Naim Ismajli, nënkryetari Rrahman Jakupi, drejtori i DSHP-së Hamëz Tërshani, përfaqësuesi i fshatit Reçak Adem Ramadani, si dhe zyrtarë policorë nga Stacioni i Policisë së Shtimes.

“Në këtë takim pas diskutimeve të gjithë ishin të pajtimit që duhet të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Ministrisë së Shëndetësisë, për zbatimin e masave të veçanta për mbrojtje nga pandemia COVID-19. Duke u bazuar në këto masa, të gjithë ishim të vetëdijshëm se tubimet janë të ndaluara e që si pasojë e kësaj ndalese në këtë përvjetor nuk do të ketë akademi përkujtimore kushtuar ‘Masa*krës së Raçakut’, që t’u shmangemi turmave të mëdha, të cilat do të mundë të rezultonin të dëmshme për popullatën tonë”, theksohet në njoftim.

Në agjendën e publikuar për nesër njoftohet se në orën 09:30 do të mbahet mbledhje përkujtimore në Kuvendin e Komunës, ndërsa në orën 10:00 do të fillohet me homazhet në kompleksin përkujtimor në Reçak në nderim të vik*timave.