Rudina Hajdari zbulon qytetin ku do të kandidojë për zgjedhje (Video)

Shpërndaje

Përmes një videoje në profilin e saj në “Facebook”, deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se do të kandidojë për deputete nën siglën e “Nismës Thurje” në qytetin e Elbasanit.

Hajdari ka bërë thirrje që elbasanasit t’i bashkohen, ndërkohë që shton se ka ardhur koha për t’u rebeluar kundër klasës së vjetër politike.

“Miq, dua t’ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë, të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë. Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen”, shkruan ndër të tjera ajo, përbri videos ku prezanton karrierën e saj politike dhe në jetë.

Hajdari zbulon se ka zgjedhur Elbasanin, jo vetëm se është larë në lumin Shkumbin, siç edhe thotë, por beson se ky qytet mund të bëhet.

“Kam vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të kandidoj në qarkun e Elbasanit si kandidate e Nismës Thurje. Zgjodha Elbasanin jo vetëm se ndjehem e bekuar që jam larë në lumin Shkumbin, kam pirë nga burimet e pastra të ujit dhe kam kaluar një pjesë të fëmijërisë, por sëbashku me të rinjtë besojmë se Elbasani mund të zhvillohet si qendër industriale dhe jo të damkoset si vend i kri*mit”, shprehet Hajdari. /noa.al/