Dy të dyshuar me simptome të koronavirusit arratisen nga spitali i Shtipit

Shpërndaje

Dy pacientë, pasditën e sotme kanë thyer dritaret dhe janë arratisur nga spitali i Shtipit, të cilët dyshohet se ishin me simptoma të virusit korona.

Bëhet fjalë për burrë nga Vinica dhe partneren e tij , shtetase e Kroacisë, të cilë para disa ditësh janë kthyer nga Italia.

Pacientët janë bërë agresiv dhe që të dy kanë thyer xhamat dhe kanë ikur, ndërsa pas disa orësh, janë gjetur në shtëpinë e tyre në Vinicë , ku sipas MPB-së, ekipet policore së bashku me ekspertë nga instituti i shëndetit publik tentojnë t’i kthejnë në spital.