Përfundoi Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poloni, këto janë konkluzionet

Shpërndaje

Në Poznan të Polonisë sot ka përfunduar Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ka qenë një takim i nivelit të lartë i paraprirë nga takimet e mëparshme në Berlin, Vjenë, Paris, Trieste, e Londër në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Sofje gjatë vitit 2018, shkruan syri.net, përcjell Gazeta Blic.Ndërkohë në faqen zyrtare të Qeverisë së Polonisë janë publikuar edhe konkluzionet e nxjerra nga ky takim në Poznan, përfshirë të gjitha fushat.
Njëzëri është konstatuar se pajtimi dhe raportet e mira fqinjësore janë jetike për zhvillimin e rajonit.

“Liderët kanë rënë dakord që Procesi i Berlinit është një demonstrim i angazhimit të tyre për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, me vlera të përbashkëta, histori të njëjtë, gjeografi të njëjtë, trashëgimi të njëjtë kulturore dhe me një të ardhme me sfida të përbashkëta. Udhëheqësit njëzëri konfirmua mbështetjen e tyre të qartë për perspektivën e qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, qeveria polake përsërit bindjen se e ardhmja e tërë rajonit është në Bashkim Evropian’, thuhet në konkluzion.Pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor kanë konfirmuar angazhimin e tyre për forcim dhe sundim të ligjit, të drejtave themelore dhe për qeverisje të mirë në rajon.

“Ata ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, të cilat janë thelbësore për rajonin që të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet ndër të tjera.Në njoftimin e qeverisë polake thuhet se liderët janë zotuar për tejkalimin e sfidave aktuale në rajon, në mënyrë që të arrihet një përparim cilësor në fusha të ndryshme, spefifikisht në ekonomi.Përveç tjerash në njoftim tregohet se kryeministri Ramush Haradinaj ka ofruar që Kosova të bëhet nikoqire e takimit të dytë të Procesit të Berlinit në vitin 2020.
Sa i përket fqinjësisë së mirë , është përmendur zgjidhja e problemit të emrit ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ndërsa tek zgjidhja e çështjeve dypalëshe, thuhet që duhet gjenden zgjidhje të detyrueshme, të pranueshme nga të gjitha palët e përfshira në proces.Në konkluzionet e publikuara thuhet se historia dhe e kaluara janë duke penguar progresin në rajon.
“Nevojiten veprime në të gjitha nivelet në të gjithë rajonin për të reduktuar këto pengesa dhe për të zhvilluar një proces të ndërtimit të besimit dhe pajtimit për të çliruar plotësisht potencialin e tij”, thuhet ndër të tjera.