Raporti i celularit të Katica Janevës në duart e Vilma Ruskoskës

Shpërndaje

Katica Janeva për momentin nuk është nën hetim, pasi që prokuroria nuk posedon dëshmi të mjaftueshme, mirëpo ditën që u arrestuan Boki 13 dhe Kiçeec, Prokurorja Vilma Ruskoska ka lëshuar urdhëresë për konfiskimin e celularit të saj.

Raporti i ekspertizës së celularit të Prokurores Speciale, Katica Janeva, ka përfunduar dhe ka arritur tashmë në duart e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila po heton rastin që tronditi shtetin “Reket”, kanë konfirmuar nga atje.

Duke ruajtur interesin e hetimit, detale zyrtare se çfarë është nxjerrë nga celulari i Prokurores Speciale, Katica Janeva tani për tani nuk kanë nxjerr nga Prokuroria Publike. Nuk është konfirmuar ende nëse ekziston komunikim ndërmjet prokurores të PSP-së, Katica Janevës dhe Boki 13.

Hetuesit nga shtëpia e Prokurores Speciale kishin arritur të sigurojnë vetëm njërin nga celularët, pasi që e njëjta kishte konfirmuar se celularin e dytë e kishte humbur. Ruskoska gjatë fundjavës në intervistë për TV Sitel, ka thënë se djali i Katica Janevës, Lazar Janev, ka deklaruar se celulari i dyti i saj i ka humbur diku në Beograd të Serbisë.

Prokurorja Speciale ka dhënë dorëheqje të hënën e kaluar, ditën kur u arrestuan Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Nga atëherë, nuk ka informacione se ku gjendet ajo, përveç që nga e marta ka hapur pushim mjekësor./Alsat