Shteti ndanë mjete për zhvillim rural, nëntë komuna përfitojnë rreth 3 milion euro

Shpërndaje

176.7 milion denarë ose tre milion euro janë ndarë nga Ministria e financave dhe Banka Botërore për zhvillim rural në nëntë komuna. Qëllimi është përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve për jetë. Zëvendësministrja Shyrete Elezi tha se një pjesë e mjeteve janë hua për komunat, por një pjesë e tyre janë ndarë si mjete grant.

Ka pasur kritere në bazë të cilave komunat kanë aplikuar për përmirësimin e shërbimeve komunale. Konfrom ligjit për Buxhet, ligjin për borxh publik dhe ligjin për financimin e komunave. Të gjithë ata që kanë plotësuar kushtet, mbi 30% të realizimit të të ardhurave, gjegjësisht pagesave e obligimeve dhe detyrimeve të papaguara nuk kanë kaluar tridhjetë përqindëshin, kanë pasur të drejtë të aplikojnë”, deklaroi zëvendësministrja e Financave, Shyrete Elezi.

Elezi njoftoi se këtë vit me këtë projekt është paraparë:

-Rikonstruimi i disa rrugëve në Tetovë, Kërçovë e Çuçuer Sandevë.

-Ndërtimi i dy stacioneve filtruese për ujë të pijshëm në Vrapçisht.

-Përmirësimi i kushteve të ndërmarrjes publike në Bogovinë.

-Rikonstruimi dhe ndërtimi i disa parqeve dhe shumë projekte të tjera.

Drejtori i Bankës Botërore për Zhvillim, Marko Mantovaneli beson fuqishëm në zhvillimin rural dhe përmirësimin e shërbimeve komunale.

Duam të ndihmojmë në përforcimin e transparencës, qëndrueshmërinë financiare dhe sigurisht për të gjitha punët që zhvillohen në nivel lokal. Shërbimet komunale dhe projektet që filluan në vitin 2009–të, vazhduan me ri-financime të ndryshme, me çka u siguruan diku më shumë se 72 milion euro për komunat, duke llogaritur këtu edhe mjetet grante diku me vlerë prej 15 milion eurove, të cilat erdhën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian”, tha drejtori i Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marko Mantovanel.

Ndryshe më 18 korrik të këtij viti në Qeverinë e RMV-së u nënshkruan 74 marrëveshje për projekte të zhvillimit rural dhe rajonal me 54 komuna nga vendi.