Spartak Ngjela tregon detajet tronditëse pse presidenti Ilir Meta e sulmon Reformën në Drejtësi

Shpërndaje

Prej ditësh presidenti, Ilir Meta, ka nisur një sërë sulmesh ndaj reformës në drejtësi, duke e pagëzuar si Ramaformë.Avokati, Spartak Ngjela, ka tezën e tij se pse e sulmon Meta.

“Është i prekur sepse ka prona të pajustifikuara.Për gjërat që njihen botërisht nuk ka nevojë të provohen.Pallate, budallëqe. Nuk është parti elektorale, është parti monetare.Ta zëmë se të gjithë këto mund të jenë mite.Tani do të shkojë para Gjykatës Kushtetuese, kot lodhet. Beteja legale është i vetmi mjet për të të ruajtur personalitetin. Unë e kam aplikuar me tigra, këta janë kafshë barëngrënëse. Me tigra, ama ruajta personalitetin tim.I thashë dhe ish-ministrit të Brendshëm shko dhe bëj betejë legale dhe shkoi.Bravo i qoftë!Le të bëjë betejën legale.Do të përplaseni me një gjykatë, të gjithë politikanët do të përplasen me një gjykatë, pse tremben? Tek një gjykatë do të shkosh, jo në gijotinë. Pse tremben?Mbrohu, merr avokat të madh. Çfarë të keqe ka të shkosh në gjykatë.Nuk rrëzohet me vota Presidenti, votat e parlamentit nëpërmjet vendimit të komisionit të hetimit do ta çojnë te Gjykata Kushtetuese. Parlamentin nuk e lejon ligji.Nuk shkon dot në Kushtetuese pa 2/3 e parlamentit, 2/3 e parlamentit e çojnë në Gjykatë Kushtetuese.”-tha avokati në një intervistë për Ora News.