Policja nga Shkupi hidhet në lumin Vardar, kap hajdutin

Shpërndaje

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet arrestimi i një personi, për të cilin autori i videos pretendon të jetë vjedhës, i cili po ndiqej nga policia në qendër të Shkupit.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, hajduti u arrestua nga një inspektore e cila për ta kapur hajdutin u hodh në lumin Vardar.

Sipas autorit të videos hajduti kishte vjedhur një çantë në afërsi të kishës “Soborna” dhe po ndiqej nga dy djem për ta kapur, kurse në afërsi të Teatrit Kombëtar inspektorja kishte vërejtur ngjarjen dhe kishte filluar ndjekjen.