Një ‘bombë’ e re godet sekretarin e qeverisë Zaev!

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski ka qenë i vetëdijshëm që nuk duhet të bëj biseda me kompaninë ‘Leonard’ rreth tenderit në M-Nav sepse tenderët nuk janë kompletuar të gjithë por edhe përkundër asaj takimi të mbahet me të njejtin kanë bërë presion përfaqësuesit e kompanisë shtetërore, këtë e zbulon një audio bombë tjetër që ka publikuar Lideri ekonomik.

Në përgjimin e ri dëgjohet edhe zëri i drejtorit të atëhershëm teknik në M-Nav, Kliment Çupunjovski dhe i drejtuesit të Këshillit udhëheqës të kompanisë, Nikollçe Tasevski.

Çupunjovski, sipas materialit të përgjuar, i thotë Raskovskit se nuk mund të ketë raport për takimin me kompaninë “Leonardo”, sepse është kundër rregullave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.