Plaku nga Prilepi i vë fla.kën vetes! (Video)

Shpërndaje

Sot pasdite, pas orës 17, plaku 65 vjeçar nga Prilepi me inicialet M.K ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë vetes fla*kën në garazhin e shtëpisë në rrugën “Nikolla Karev” në Prilep.

Sipas informatave të dëshmitarëve okular që kanë parë tërë ngjarjen, njeriu ka vde*kur në vendin e ngjarjes.

Ekipet e policisë dhe njësisë së zjarrfikësve kanë arritur në vendin e ngjarjes.

“Sot kemi pranuar një thirrje në ora 16 e 51 në njësinë e zjarfikësve për zjarrin e shkaktuar në garazh, ku kemi edhe person që ka ndërruar jetë. Ne kemi intervenuar me dy vetura. Arsyet më vonë do të zbulohen nga policia dhe prokuroria publike”, shprehet zjarrfikësi.

“Fillimisht pash tym dhe pash se si burrat vrapuan dhe u kuptua se Mile është dje*gur. Reaguam menjëherë hudhnim rërë por trupi më ishte i dje*gur tërësisht. Për të e dinim se kishte probleme në bazë nervore por punonte në gjykatë”, theksoi fqinju.

Hetimet që do të bëhen duhet ta konstatojnë arsyen për humbjen e jetës së 65 vjeçarit.