Vetingu mos të bëhet sikur “fshesa”, erë dhe mjegull

Shpërndaje

Procesi i vrojtimit të funksionarëve asesi të fillojë. Ekspertët paralajmërojnë se qasja duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos improvizohet.

Procesi i vrojtimit të funksionarëve asesi të merr dritë jeshile. Iniciativa për pastrim është ende në fazën fillestare. Politikanët po merren vesh midis vete, mirëpo asesi të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Ditë më parë BDI paraqiti plan për veting, pas përfundimit të të ashtuquajtur “fshesë” nga Kryeministri. Mirëpo ekspertë gjithashtu theksojnë se i gjithë procesi është duke ecur me shpejtësi të një kërmilli.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar mos të bëhet procesi i vetingut me model të Shqipërisë, pasi mund të eskalojë situata njëjtë sikur në vendin fqinjë.

BDI kanë propozuar që të formohet agjenci e posaçme e cila do të implementojë procesin, në LSDM fillimisht do të diskutohen propozimet e tilla, ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë theksuar se duhet të fillojë procesi i vetingut nga koka e Qeverisë. Mirëpo, ende nuk kanë dalur me qëndrim konkret.