Zaev dhe Spasovski kundër Useinit: Do të përgjigjet, madje edhe nëse prishemi me BDI-në

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev thotë se këshilltari i qytetit të Ohrit nga radhët e BDI-së Nefi Useini do të përgjigjet nëse ka kryer sulm fizik, dhe është decid se aspak nuk do të mbrohet. Ai thotë se nuk do të gjykojë por se nuk do të mbrojë askënd. Zaev është decid se Useini do të përgjigjet madje edhe me çmim LSDM të humbë koalicionin me BDInë në nivel lokal, njofton Zhurnal.

“Nëse ka kryer sulm fizik, do të përgjigjet, nuk po gjykoj kush është fajtor, hetimet do të dëshmojnë. Paragjykime nuk kam kundër askujt. Ka komuna ku LSDM nuk ka kontrollë mbi shumicën në këshill, dhe ato funksionojnë në mënyrë normale. Nuk kemi rezerva nëse do të humbim shumicën apo jo, bëhet fjalë për ligj. PA dallim të pasojave. Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Bëhet fjalë për respektim të ligjit. Ata që janë përfaqësues të partive politike, atëherë duhet të jenë shembuj për të tjerët”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Për rastin në fjalë gjithashtu reagoi edhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Ai njoftoi se policia ka ndërmarë masa për incidentin që ka shkaktuar këshilltari i Ohrit Nefi Useini, ndërsa pas kompletimit, rasti do të dorëzohet në Prokurori për procedim të mëtutjeshëm.

“Kjo është një gjendje e një njeriu i cili sillet skajshmërisht në mënyrë të papërgjegjshme dhe të dhunshme. Ai është thirrur në stacion policor, i është marë deklaratë, ndërsa meren deklarata edhe nga dëshmitarë tjerë okularë nga ngjarja, dhe të gjitha elementet që do të përmbushen për vepër penale, ajo do të dorëzohet deri tek Prokuroria Publike”, deklaroi ministri Spasovski.

Spasovski apeloi Prokuroria Publike të ndërmarë masa dhe të gjithë së bashku, siç tha, t’i kundërvihemi sjelljes së dhunshme dhe joligjore pa dallim se kush e kryen atë.

“Nëse njëherë lufta në vend ishte për zhvillim dhe botë demokratike, tani është momenti të luftojmë së bashku me nderë, njerëz paqedashës kundër kriminelëve, harambashë dhe banditëve në vend. Ngelem në qëndrimin tim dhe thërras të gjithë qytetarët së bashku të luftojmë përshkak se kjo është një luftë që s’guxojmë ta humbasim”, deklaroi ministri Spasovski.

Ndryshe dje u publikuan disa fotografi ku këshilltari Useini ka rrahur rëndë profesorin Iljaz Iljazi. Arsyeja e rrahjes ka qenë se ai ka thirrur punonjës të Ujësjellësit përshkak se më parë, Useini në të zezë është kyçur në gypat e prof. Iljazit.