Zgjedhjet në Greqi, qendra e djathtë në avantazh

Shpërndaje

Në Greqi sondazhi i fundit përpara votimit të së nesërmes konfirmon avantazhin e fortë të qendrës së djathtë të Nea Dimokratia me 36% kundër të majtëve të Syrizas, me 28 për qind, edhe pse ‘hendeku’ midis dy partive kryesore greke është zvogëluar nga 9-10% e anketave të javëve të fundit. Nëse këto indicje do të konfirmohen në votim, Nea Demokratia do të kishte maxhorancën e saj absolute në parlament, me 155 deputetë nga 300 dhe nëse një nga partitë e vogla nuk do arrinte të kalonte pragun me 3%, maxhoranca do të shkonte në 159. Të dy liderat, Kyriakos Mitsotakis dhe Alexis Tsipras i kane bërë apel zgjedhësve që të shkojnë në votime./Alsat