ASH përshëndet emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo.

Diplomacia amerikane, përmes zotit Palmer veçanërisht, ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në stabilizimin e vendit gjatë tranzicionit nga regjimi VMRO-BDI dhe materializimin e anëtarësimit në NATO.

Në kohën kur vendi po përballet me sulme të papara dhe të koordinuara mbi themelet e shtetit të së drejtës, rritja e angazhimit amerikan është një sinjal tejet pozitiv për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën evropiane të rajonit.