“Kush rren prej këtyre dyve, Osmani apo Kitanov”, autostrada Shkup-Bllacë, vonohet shpallja e tenderit

Shpërndaje

Vonesa një muajshe për shpalljen e tenderit, për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë, ka ardhur si pasojë e terrenit të vështirë që ka ngadalësuar hartimin e projektit. Kështu thotë Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, duke shtuar se ekspertët vazhdojnë me analizat edhe projektimin e pjesës së mbetur prej 10 kilometrave. Kitanov nuk parasheh vonesa tjera pos procedurave ligjore për realizimin e pjesës së parë.

“Për një muaj është prolonguar përpunimi i projektit, ne dhe gjithë institucionet tjera së bashku me Fakultetin e Ndërtimtarisë kishim qëndrim se më mirë është që të vonohet 1 muaj projekti dhe të jetë i mirë që të bëhet edhe rruga e mirë. Tenderi ecë, më 12 shtator bëhet hapja, interes ka mjaftë, themi kështu në bazë të thirrjeve të kompanive të ndërtimit të cilat paraqiten për paqartësitë në tender”, deklaroi Zoran Kitanov, Drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Sa i përket pjesës së dytë të autostradës, pra 10 kilometrat tjera, Kitanov thotë se po bëhen analiza të detajuara në terren për shkak se do të ketë ura, tunele dhe viadukte të majme që e vështirësojnë përpilimin e të njëjtit. Kitanov paralajmëron se në pranverë do të fillojë edhe rikonstruktimi i tërësishëm i rrugës së vjetër që të shpie nga Shkupi në Bllacë.

“Autostrada është komplet trasë e re, por nga pranvera do të fillojë realibitimi total edhe i rrugës ekzistuese”, tha Zoran Kitanov – Drejtor i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore

Autostrada Shkup-Bllacë është premtuar prej vitesh madje është përdorur edhe si karrem për vota nëpër fushata zgjedhore nga parti të ndryshme politike. Derisa institucionet e këtushme vazhdojnë me premtimet për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës që lidhe Shkupin me Prishtinë, pala kosovare tani disa mua ka lëshuar në qarkullim pjesën e saj të autostradës që ka urën më të gjatë në gjatë në rajon./alsat/

Ndryshe një muaj më parë Kitanov dhe Osmani u paraqiten para opinionit se tenderi së shpejti do të dalë për dy kilometra.

Me poshte ju sjellim edhe lajmin: Shpallet tender për vetëm dy kilometra të autostradës së Shkup-Bllacë