Blerta Hoti sqaron huqjen e Pacollit: Jam zgjedhur nënkryetare dhe jo kryetare e Geteborgut

Shpërndaje

Blerta Hoti është zgjedhur anëtare e Qeverisë Komunale dhe njëherësh nënkryetare e Komunës së Göteborg-ut dhe jo kryetare.

Lajmin për zgjedhjen e Hotit si kryetare e ka postuar ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, në rrjetin e ti social ‘Facebook’.

Pacolli ka njoftuar se Blerta Hoti, shqiptare me prejardhje nga Kosova, që jeton në Suedi, ishte zgjedhur kryetare e Komunës së Göteborg-ut, qytetit të dytë më të madh të Suedisë.

Por, Blerta Hoti është zgjedhur anëtare e Qeverisë Komunale dhe njëherësh nënkryetare e Komunës së Göteborg-ut dhe jo kryetare.

Lajmin se është zgjedhur kryetare e ka demantuar edhe vetë e përmendura, në një postim në fb:

Ndryshe, Blerta Hoti është politikane e Partisë Socialdemokrate dhe, ndonëse në moshë të re, ka pas vetes një karrierë në politikë. Ajo, në postin më të ri vjen nga posti i këshilltares politike në Ministrinë e Mbrojtjes të Suedisë.. Ndërsa para kësaj, nga viti 2015 ka qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian.