Përplaset makina e ministrit të Kulturës në pikë pagesën Tetovë- Gostivar (Foto)

Shpërndaje

Rreth orës 17:00 ne pikë pagesën Tetovë- Gostivar, është aksidentuar makina zyrtare e ministrit të Kulturës. Sipas informacioneve të para, nuk ka asnjë të lënduar por veç dëme materiale. Siç shihet edhe nga fotografitë makina zyrtare është marrë përpara nga një kamion i tonazhit të lartë. Ekipet e SPB-së Tetovë janë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rastin në fjalë.